19/08/2008
BEOGRAD, Serbi -- Koloneli ushtarak boshnjak serb në pension Jovo Djogo, i akuzuar si anëtar i rrjetit mbështetës të të arratisurit të krimeve të luftës Ratko Mladiç, vdiq herët të dielën (17 gusht) nga kanceri në pankreatik. I cilësuar si organizatori i grupit mbështetës të Mladiç nga gjykata e shkallës së dytë në Beograd, Djogo ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. (Fonet, B92, Naslovi, Blic - 18/08/08)