Policia greke arreston organizatorin e dyshuar për arratisjen dramatike nga burgu në 2006

21/08/2008

ATHINË, Greqi -- Policia arrestoi një burrë të martën (19 gusht) të dyshuar si truri i arratisjes së dy të burgosurve nga burgu më i rruajtur në vend dy vite më parë. Dy burra fluturuan jashtë burgut të Koridallos jashtë Athinës në qershor të 2006 mbasi bashkëpunëtorët morrën me qira një helikopter dhe kërcënuan pilotin e saj me një granadë dore, duke e detyruar atë të ulet në oborrin e burgut. Sipas njoftimeve të mediave vendase, organizatori i dyshuar është një burrë 27 vjeçar i kapur në qytetin perëndimor të Agrinio. Policia kapi gjithashtu një nga të arratisurit, shtetasi shqiptar Alket Rizai. Tjetri, Vasilis Paleokostas mbetet në kërkim. Disa njoftime pretendojnë se Paleokostas ishte i përfshirë në pengmarrjen e fundit të biznesmenit të njohur George Milonas, rrëmbyesit e të cilit e lëshuan atë mbas pagesës së një haraçi prej 30 milion euro. (Apogevmatini, Kathimerini, Agelioforos, Eleftheros Typos, Ta Nea - 21/08/08; AP - 20/08/08; RIA Novosti - 19/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading