22/08/2008
HAGË, Hollandë -- Gjyqtari Patrik Robinson nga Xhamajka dhe trupi i tij do të vëzhgojnë fazën përgatitore të procesit gjyqësot në lidhje me ish-liderin boshnjako serb Radovan Karaxhiç, deklaroi gjykata e krimeve të luftës të enjten (21 gusht). Kryetari i Gjykatës Fausto Pokar tha në një deklaratë me shkrim që fillimisht gjyqtari Alfons Orie ishte për të drejtuar, por kjo u ndryshua për shkak të lidhje të mundshme midis procesit gjyqësor të Karaxhiç dhe të Momkilo Krajisnik, i cili u drejtua nga gjithashtu nga Orie. Të martën, Karaxhic i kërkoi gjykatës të caktonte një gjyqtar të ri, duke pretenduar se Orie mund të jetë i anshëm sepse ai ka gjykuar Krajisnik, një nga ish-përkrahësit e Karaxhiç. Shfaqja tjetër e Karaxhic në gjykatë do të jetë mbas një jave. Policia e arestoi atë muajin e kaluar. (DPA, Reuters - 21/08/08)