Fermerët bullgarë bllokojnë rrugët për të protestuar ndaj subvencioneve shtetërore të vonuara.

22/08/2008

SOFJE, Bullgari -- Qindra fermerë bllokuan një nga rrugët kryesore në vend të enjten (21 gusht) për të protestuar vonesën në pagim të subvencioneve shtetërore. Më shumë se 300 prodhues bulmetrash dhe rritës bagëtish bllokuan trafikun ndërmjet Kalimit Shipka që lidh veriun me jugun e Bulgarisë. Mbas përplasjeve të vogla me policët, protesta përfundoi dhe kalimi u rihap. Fermerët rumunë nga Shoqata e Rritësve të Bagëtive mbështetën kolegët e tyre bullgarë. (AFP, Actualno -21/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading