22/08/2008
BEOGRAD, Serbi -- Agjencia e Privatizimit lajmëroi të enjten (21 gusht) se po pezullon privatizimin e pronave që i përkasin ish-shteteve jugosllave. "Vendimi për hapat e mëtejshëm lidhur me këto kompani do të merret mbas konsultimit të ekspertëve mbi vazhdimësinë e ish-Jugosllavisë," shpjegoi agjencia. Ky veprim vjen mbas një proteste zyrtare të Bosnje-Hercegovinës (BH), e cila pretendon se 150 firma të BH-së kanë akoma prona në Serbi të cilat vlejnë deri në 1 miliard euro. BH ka kërcënuar se do ta çojë këtë çështje në një gjykatë ndërkombëtare. Në fillim të këtij viti, Beogradi inatosi ish-shtetet Jugosllave me miratimin e një amendimi të ligjit të privatizimit që lejon shitjen e pronave që janë në Slloveni, Kroaci, Malin e Zi, Maqedoni dhe BH. Agjencia propozoi një tender për 15 firma të BH në qershor. (Beta, Blic - 21/08/08)