24/08/2008
ANKARA, Turqi -- Më shumë se 30 aktivistë u arrestuan të shtunën (23 gusht) gjatë një proteste kundër planeve të qeverisë për të ndërtuar një central bërthamor në qytetin port të Detit të Zi Sinop. Të gjithë, përveç njërit prej tyre, ishin shtetas të huaj, duke përfshirë shtetas nga SHBA, Gjermania dhe Franca. Autoritetet i arrestuan ata se kanë organizuar një protestë pa leje. Qeveria planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Sinop, mbasi i pari i këtij lloji në vend është ndërtuar afër me qytetin mesdhetar të Mersin. (AP, Biamag - 23/08/08)