Gjykatësi britanik do të drejtojë procesin e para-gjykimit të Karaxhiç

24/08/2008

HAGË, Hollandë -- Ian Bonomi i Mbretërisë së Bashkuar do të organizojë procesin e para gjykimit kundër ish-drejtuesit boshnjak serb Radovan Karaxhiç. Bonomi do të drejtojë kur Karaxhiç të kryejë shfaqjen e tij të dytë, e programuar në fund të kësaj jave. Bonomi, 62 vjeç, u caktua në këtë post të premten (22 gusht) nga gjykatësi Patrik Robinson i Xhamajkës. Ai vetë zëvendësoi Alfons Orie si kryetar i gjykatës në gjyqin e Karaxhiç të enjten. Anëtari i tretë i jurisë do të jetë Mikel Pikard i Francës.

Ndërkohë, familja e Karaxhiç u takuan me drejtueset boshnjak serb të shtunën, duke u ankuar se llogaritë e tyre të bankës u ngrinë dhe ata nuk lejohen të punojnë. "Ata duan vetëm të kenë të njëjtat të drejta si qytetarët e tjerë," tha kryeministri i Republikës Srpska Milorad Dodik mbas takimit me gruan e Karaxhiç, Liljana dhe vajzën Sonja. (AFP - 23/08/08; FoNet, Beta, B92 - 22/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading