Dy arrestohen në Greqi të dyshuar se kanë ndezur zjarret në pyll

24/08/2008

ATHINË, Greqi -- Policia lajmëroi të dielën (24 gusht) arrestimin e dy burrave të dyshuar se ka ndezur zjarret në pyjet në qendër të Greqisë. Një shtetas shqiptar u ka pa në rajonin e Nafpakt. Policia mendon se ai ka një bashkëpunëtor. Më vete, një shtetas grek 17 vjeçar i dyshuar se ka ndezur zjarret në pyll gjatë një periudhe dy mujore u arrestua në rajonin e Thesprotia.

Në lajmet e tjera, zjarret në pyje në Malin e Zi detyruan turistët të largohen nga qyteti turistik i Buvdas në bregdetin Adriatik vonë të enjten. Avionët zjarrfikës nga Italia dhe Serbia ndihmuan në kontrollin e flakërave vonë të premten. (RIA Novosti, GZT, Focus - 24/08/08; RTCG - 22/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading