Konsulentë të huaj do të monitorojnë shpërndarjen e fondeve të BE-së në Bullgari

25/08/2008

SOFJE, Bullgari -- Ekspertët e huaj do të këshillojnë institucionet kyçe lidhur me shpërndarjen e fondeve të BE-së, lajmëroi të dielën (24 gusht) zëvendës-kryeministrja Meglena Plugchieva. Kjo përfshin fondin e ri të ristrukturuar të rrugëve, agjencinë e pagesave në ministritë e financave dhe bujqësisë dhe ministrinë e drejtësisë. Një tjetër masë që po përgatitet është lista e zezë për të penguar njerëzit dhe kompanitë që të aplikojnë për fonde në se kanë kryer shkelje në të kaluarën. Javën e kaluar, autoritetet bullgare u takuan me shefin në vizitë të Zyrës Anti-Mashtrimit të BE-së (OLAF), Franz-Herman Bruner, i cili përsëriti se rezultate konkrete janë thelbësore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, po ashtu dhe kontrollet më të forta mbi shpërndarjen e fondeve të BE-së. (BGNES - 25/08/08; BNR, Netinfo - 24/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading