Gjykata e Hagës mund të ketë nevojë për muaj për të lajmëruar vendimin në gjyqin e Milutinovic

25/08/2008

HAGË, Hollandë -- Gyqi i ish-presidentit serb Milan Milutinovic dhe pesë të akuzuarve të tjerë në gjykatën e krimeve të luftës të Hagës duhet të mbarojë të hënën (25 gusht), por për vendimin mund të duhen javë ose edhe muaj për ta arritur, tha zëdhënësja e gjykatës Nerma Jelacic për Tanjug të dielën. Nuk ka afat kohor, shpjegoi ajo duke shtuar se duke pasur parasysh përmasat e gjyqit, gjykata ka nevojë për kohë në mënyrë që të marrë një vendim. Milutinovic dhe pesë zyrtarë të tjerë të lartë serbë dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë në gjysmën e parë të vitit 1999. Sipas akuzës, ata persekutuan shqiptarët në bazë të kombësisë, fesë dhe racës. Ata janë të dyshuar gjithashtu për kryerjen e vrasjeve, deportimit në masë dhe akte të tjera çnjerëzore kundër civilëve. (Kurir - 25/08/08; Tanjug, RTRS - 24/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading