25/08/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Minstria e brendshme dhe Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK) po përgatisin një plan për kthimin e policëve serbë në vendet e punës që ata lanë në shkurt mbas shpalljes së pavarësisë të Kosovës. Ministri i brendshëm Zenun Pajaziti tha të dielën (24 gusht) se UNMIK po punon gjithashtu mbi këtë çështje "dhe me mbështetjen e saj, ne do të arrijmë progres". Zëvendës-kryeministri Hajredin Kuçi i bëri thirrje gjithashtu oficerëve serb të SHPK të rifillojnë detyrat e tyre.
Në lajmet e tjera, gjashtë punëtorë të Hekurudhave të Kosovës pësuan dëmtime të dielën në një incident afër me qytetin qendror të Glogovac. Treni i tyre, i cili po transportonte rërë, doli nga shinat në itinerarin Prishtinë - Pejë. (Zeri, Express, Koha Ditore, Lajm - 25/08/08; RTK, KTV - 24/08/08)