Policia kroate kap 70kg marihuanë

25/08/2008

ZAGREB, Kroaci -- Policia lajmëroi të shtunën (23 gusht) arrestimin e dhjetë vetëve të dyshuar për trafikimin e një sasie të madhe të marihuanës nga Mali i Zi në Kroaci. Media malazeze njoftoi se policia konfikoi afërsisht 70kg marhuanë gjatë operacionit, i koduar Vinil. Gjykata dënoi tetë njerëz të tjerë të lidhur me këtë çështje. Policia beson se ky është një grup kriminal i organizuar mirë që ka trafikuar të paktën një ton marihuanë në Dubrovnik, Split dhe Zagreb që prej prillit. Autoritetet dyshojnë se trafikuesit kanë blerë drogat në Malin e Zi dhe i kanë transportuar ato nëpërmjet Bosnje-Hercegovinës për të arritur tregjet kroate dhe evropiane perëndimore. (Glas Javnosti, Makfax - 24/08/08; Tanjug - 23/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading