Rumania do të mbajë zgjedhjet në 30 nëntor

28/08/2008

BUKURESHT, Rumani -- Qeveria vendosi të mërkurën (27 gusht) të caktojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare për në 30 nëntor, raportuan agjensitë lokale të lajmeve. Me ligj, qeveria duhet të vendosë datën së paku 90 ditë përpara. Në takimin e vet të mërkurën, qeveria vendosi gjithashtu të rritë pensionet me 20% duke filluar nga 1 nëntori, muaj përpara se ç'ishte caktuar. (Ziare - 28/08/08; Mediafax, Hotnews, Adevarul - 27/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading