Dodik minimizon synimet shkëputëse të RS

29/08/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Kryeministri i Republika Srpska (RS) Milorad Dodik minimizoi të enjten (28 gusht) frikën se RS mund të shpallte pavarësinë. Në një intervistë me të përditshmen e Novi Sad, Dnevnik, Dodik tha se qeveria e RS do të vazhdojë t'i bindet Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Ai shtoi megjithatë, se nuk do të ngurronte të niste shkëputjen në qoftë se politikanët boshnjakë do të përpiqeshin të shfuqizonin RS.

"Në qoftë se politikanët e Sarajevës tregojnë vullnetin politik dhe qartazi dhe pamëdyshje pohojnë se RS dhe populli serb kërkohen në një BiH ekonomikisht të begatë, të decentralizuar e demokratike, atëhere një bashkim i tillë është i pranueshëm për ne," tha Dodik. (Dnevnik, B92, RTRS - 28/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading