Bashbug merr postin e lartë ushtarak turk

29/08/2008

ANKARA, Turqi -- Generali Ilker Bashbug zëvëndësoi të enjten (28 gusht) gjeneralin Jashar Bujukanit si shef të shtabit të përgjithshëm të Turqisë. Këshilli i Lartë Ushtarak emëroi Bashbug më parë këtë muaj. Në ceremoninë zyrtare të dorëzimit të detyrës, si Bashbug dhe Bujukanit paralajmëruan për kërcënimet ndaj sekularizmit dhe theksuan rëndësinë e luftës ndaj terrorizmit, raportoi media lokale. Bashbug u zotua se operacionet kundër anëtarëve të Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit do të vazhdojnë, si brenda Turqisë dhe në Irakun verior. (Milliyet, Cumhuriyet, Sabah, Zaman, Radikal - 29/08/08; Hurriyet, CNN Turk, NTV, Anadolu news agency - 28/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading