Shqipëria kritikon Rusinë rreth njohjes së Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë

29/08/2008

TIRANË, Shqipëri -- Ministria e jashtme lëshoi një deklaratë të enjten (28 gusht) duke kritikuar Rusinë rreth vendimit të saj për të njohur Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë si vende të pavarur. Deklarata minimizoi gjithashtu paralelet me Kosovën. Ajo e përshkroi masën e Moskës si "të pajustifikuar, të papranueshme dhe një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe të rezolutave të OKB-së".

Në Nju Jork të enjten, zëdhënësja e OKB Mishele Montas tha se Osetia e Jugut dhe Abkhazia janë krejtësisht të ndryshme nga Kosova. "Unë mendoj se të dy rastet nuk duhet të krahasohen, pasi ato kanë sfonde të ndryshme," tha Montas. (VOA, BBC, Alsat, BalkanWeb - 28/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading