31/08/2008
GJENEVË, Zvicër -- Shtatëmbëdhjetë vjet mbas fillimit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, rreth 17,000 njerëz mbeten të zhdukur, lajmëroi të shtunën (30 gusht) Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) me qendër në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Organizata i bëri thirrje qeverive në Ballkanin Perëndimor të përshpejtojnë procesin e përcaktimit të fatit të atyre që janë zhdukur gjatë konflikteve të armatosur gjatë viteve 1990. Sipas ICRC, numri i të zhdukurve në BH është 12,817. Në Kroaci, kjo shifër është 2,374, ndërsa në Kosovë numri i njerëzve fati i të cilëve mbetet i paqartë është 2,000.
Përllogaritjet e Institutit të Personave të Zhdukur në Bosnje-Hercegovinë janë të larta. Ai llogarit rreth 30,000 njerëz të zhdukur gjatë konfliktit të viteve 1992-1995. Deri tani janë gjetur rreth 17,000 por fati i 13,000 të tjerëve është i paqartë. (Tanjug, B92 - 30/08/08)