Tëriçeanu i Rumanisë kërkon një mandat të dytë mbas zgjedhjeve të 30 nëntorit

31/08/2008

BUKURESHT, Rumani -- Kryeministri Këlin Popesku Tëriçeanu tha të premten (29 gusht) se ai këron një mandat tjetër mbas zgjedhjeve të 30 nëntorit. "Me krenari dhe entuziasëm, unë po lajmëroj se unë kërkoj të bëhem kandidati i Partisë Kombëtare Liberale (PNL) për postin e kryeminstrit," tha Tëriëçeanu në një mbledhje të drejtuesve të partisë në një qendër turistike buzë Detit të Zi.

Mirçea Xhoanë, drejtuesi i Partisë opozitare Social Demokratike, lajmëroi po ashtu të premten kandidaturën e tij për postin e kryeministrit. Zëvendës-drejtuesi i Partisë Demokratike Liberale, Theodor Stolozhan ka shprehur gjithashtu interesin për këtë post. (Financiarul, Hotnews, AFP, MIA - 29/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading