01/09/2008
PODGORICË, Mali i Zi -- Autoritetet arrestuan bosin famëkeq të krimit të organizuar Safet Kaliç të shtunën (30 gusht), raportoi media lokale. Kaliç u muar në pyetje në seksionin e policisë në Rozhaje përpara se të merrej në paraburgim nga prokurorët e posaçëm të krimit të organizuar. Policia thotë se akuzat kundër tij përfshijnë "cënim prone" por nuk dhanë hollësira të tjera rreth hetimit në proces. Kaliç, kreu i të ashtuquajturit klani i Rozhajes, thuhet se është nga bosët më të mëdhej të drogës në Ballkan. Burimet policore thonë se Kaliç ka furnizuar klanin e Zemunit me qindra kilogram drogë me vite. Emri i tij u shfaq ndërsa policia hetoi vrasjen në 2003 të kryeministrit serb Zoran Gjingjiç, por autoritetet nuk ngritën akuza kundër tij. (Beta, B92, Vijesti - 01/09/08; RTCG - 31/08/08)