01/09/2008
TIRANË, Shqipëri -- Partia kryesore e opozitës, Partia Socialiste (PS) po u kërkon partive të krahut të majtë të ribashkohen për të rritur shanset e tyre në zgjedhjet e tjera parlamentare. Zyrtari i lartë i partisë, Fatmir Xhafa tha të dielën (31 gusht) se PS mbetet e hapur për dialog dhe bashkëpunim me partitë e tjera të opozitës me qëllim që të arrijë qëndrime të përbashkëta dhe për të krijuar një front të bashkuar. (Shekulli, Shqip - 01/09/08; Alsat, Vizion +, Klan - 31/08/08)