01/09/2008
KABUL, Afganistan -- Një shpërthim vrau një ushtar rumun dhe plagosi katër të tjerë në Afganistan të dielën (31 gusht), njoftoi ministria rumune e mbrojtjes. Ushtarët po patrullonin në rrugën Qalat-Kabul kur makina e tyre e blinduar ra në një paisje shpërthyese, rreth 20 km nga Qalat. Një total prej tetë ushtarësh rumunë janë vrarë në Afganistan që kur Rumania vendosi trupa atje në korrik 2002. (Mediafax, Agerpres, Realitatea TV, Ziare - 31/08/08)