03/09/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Presidenti Fatmir Sejdiu caktoi dhjetë të ngarkuarit e parë me punë të vendit të martën (2 shtator) pas propozimeve nga qeveria javën e shkuar. "Është një vendim që bëmë pas konsultimeve tërësore. Mendoj se kemi bërë zgjedhje të jashëtzakonshme," i tha Sejdiu një konference shtypi. Kosova do të përfaqësohet në Shqipëri, Austri, Belgjikë, Britani, Francë, Gjermani, Itali, Zvicër, Turqi dhe Shtetet e Bashkuara nga të ngarkuar me punë që më pas do të bëhen ambasadorë.
Më vete të martën, Sejdiu shprehu gadishmërinë për t'u takuar me homologun e tij serb, Boris Tadiç por vetëm në prani të përfaqësuesve ndërkombëtarë. Megjithëse procesi i statusit të Kosovës nuk mund të jetë subjekt i bisedimeve të mëtejshme, tha ai, "çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis vendeve sovrane kanë nevojë të trajtohen." (Koha ditore, Zeri, RTK, Kosovalive, BBC, Express - 03/09/08)