Bramertz i gjykatës së Hagës do të vizitojë Beogradin javën tjetër

03/09/2008

BRUKSEL, Belgjikë -- Kryeprokurori i gjykatës së Hagës Serge Bramertz do të kalojë dy ditë në Beograd javën tjetër për të diskutuar bashkëpunimin e Serbisë me gjykatën e OKB-së për krimet e luftës, njoftoi zëdhënësja Olga Kavran të martën (2 shtator). Bramertz kishte planifikuar të bënte vizitën në korrik por ajo u shty për shkak të operacionit që shpuri në arrestimin e ish kreut serb boshnjak Radovan Karaxhiç. Kryeprokurori duhet të paraqesë raportin e tij mbi bashkëpunimin e Serbisë me gjykatën e OKB-së më pas këtë muaj. (Tanjug, B92, Beta, RTS - 02/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading