03/09/2008
BUKURESHT, Rumani -- Opozita kryesore, Partia Social Demokratike (PSD) do të mbajë një kongres të jashtëzakonshëm në 27 shtator për të miratuar të propozuarin e saj për kryeministër, raportuan gazetat të martën (2 shtator). Zëdhënësi i partisë, Kristian Xhakonesku tha se PSD do të njoftojë gjithashtu një platformë të përbashkët qeverisjeje me aleaten e saj politike, Partinë Konservatore. Javën e kaluar, kreu i PSD Mirçea Geoana tha se ai "do dhe mundet" të jetë kryeministër, ndonse dyert duken të hapura për të tjerë kandidatë. (Evenimentul Zilei, Avedarul, Nine O'Clock - 02/09/08)