03/09/2008
ZAGREB, Kroaci -- Një gjykatë të hënën (1 shtator) shtyu përsëri gjyqin për krime lufte të Branimir Glavas dhe gjashtë të pandehurve të tjerë, raportoi media të martën. Gjykatësi Zheljko Horvatoviç vendosi të shtyjë dëgjimin pasi këshilltarja e re e mbrojtjes e një nga të pandehurve, doli nga salla për të protestuar refuzimin e gjykatës për t'i dhënë asaj më tepër kohë për t'u njohur me raportet e gjyqit.
Nga që gjykata nuk do të mblidhet deri në fund të shtatorit, më tepër se dy muaj pas dëgjimit të fundit, gjyqi do të fillojë nga e para. Ai nisi në nëntor 2007 por vetëm pas tre dëgjimeve, përbërja e dhomës gjyqësore u ndryshua. Pra, për arsye proceduriale ndërkaq u desh të nisej nga e para edhe një herë më parë. Glavas dhe të bashkëpandehurit me të janë akuzuar me krime lufte të kryera në rajonin lindor të Osijek, lidhur me torturat dhe vrasjet në 1991 të dhjetë civilëve serbë etnikë. (SRNA, HRT, Beta - 02/09/08)