04/09/2008
ANKARA, Turqi -- Presidenti Abdullah Gul do të bëhet i pari kryetar shteti turk që viziton Armeninë të shtunën (6 shtator). Ai ka pranuar një ftesë nga homologu i tij armen Serzh Sargsya dhe do të udhëtojë në Erevan për të ndjekur një ndeshje kualifikuese futbolli për Kupën Botërore 2010 midis Turqisë dhe Armenisë. Vizita "mund të krijojë një klimë të re miqësie në rajon," lexohet në një deklaratë nga zyra e tij. Të dy krerët pritet të diskutojnë mosmarrëveshjen e Nagorni-Karabak dhe propozimin e Turqisë për ngritjen e një platforme bashkëpunimi e stabiliteti për Kaukazin, sipas raporteve të medias.
Vendimi i Gul për të vizituar Armeninë ka ngjallur tashmë kundërshti, pasi Ankaraja nuk ka vendosur marrëdhënie diplomatike me fqinjin e vet që kur Armenia u bë vend i pavarur nga Bashkimi Sovjetik në 1991. Turqia kundërshton pushtimin nga Armenia të rajonit Nagorni-Karabak të Azerbaixhanit dhe përpjekjet e Erevanit për të klasifikuar vrasjet e Luftës së Parë Botërore të 1.5 milion civilëve armenë nga turqit otomanë, si genocid. (Radikal, Hurriyet, Vatan, AFP, RIA Novosti, Reuters, AP - 03/09/08)