04/09/2008
BEOGRAD, Serbi -- Ligjbërësit rinisën punën e tyre normale të mërkurën (3 shtator) me një debat mbi ratifikimin e marrëveshjes së stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) me BE. Nënshkruar në prill, ratifikimi i saj është zvarritur nga grindja brenda parlamentit. Sesionet parlamentare u pezulluan në korrik pas ditë pengesash nga Partia Radikale Serbe (SRS) e opozitës dhe Partia Demokratike e Serbisë.
Pas pushimeve të verës, SRS më së fundi pranoi të respektojë axhendën fillestare. Ratifikimi i SAA është një hap i parë që vendi duhet të bëjë përpara se të marrë statusin e kandidatit të BE. (B92, Beta, Tanjug - 03/09/08)