04/09/2008
NJU JORK, Shtetet e Bashkuara -- OKB, SHBA dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) përshëndetën të mërkurën (3 shtator) nisjen këtë javë të bisedimeve të ribashkimit nga dy krerët qipriotë, Demetris Kristofias dhe Mehmet Ali Talat. Në një deklaratë të shkruar, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun u zotua për mbështetjen e organizatës së tij për bisedimet që kanë për qëllim ribashkimin e ishullit pas 34 vjet ndarjeje. Zëdhënësi i departamentit të shtetit të SHBA Sean McCormack tha se Uashingtoni mbështet një zgjidhje bi-zonale, bi-komunale për të dy bashkësitë në ishull. Raportuesi i PACE për Qipron, Joachim Horster i quajti bisedimet e drejtpërdrejta "mundësinë më të mirë në shumë vite për t'i dhënë fund ndarjes së Qipros" dhe tha se Këshilli i Evropës është gati të ndihmojë për të arritur një zgjidhje. Greqia gjithashtu përshëndeti raundin e ri të bisedimeve. (CNA, Famagusta Gazette, ANA-MPA, Hurriyet, AFP, RIA Novosti, Naftemporiki, Kathimerini, SKAI - 03/09/08)