Qeveria e Kosovës thotë se i duhet më tepër kohë për të rivendosur autoritetin në veri

04/09/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Qeveria pranoi të mërkurën (3 shtator) se institucioneve të saj u duhet më tepër kohë të rivendosin autoritetin mbi të gjithë Kosovën, veçanërisht në veriun e mbizotëruar nga serbët. "Është angazhimi e detyrimi ynë për ta bërë këtë, por le të mos krijojmë iluzione midis shtetasve se mund ta bëjmë këtë shumë shpejt," tha nënkryeministri Hajredin Kuçi.

Ai minimizoi gjithashtu nismën e Serbisë për të kërkuar opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në shkurt. "Kjo masë është e shkruar të dështojë. Serbia u përpoq të shkatërrojë Kosovën por vendi ynë do të zhvillohet pavarësisht nga Serbia," tha Kuçi të mërkurën. Muajin e shkuar, ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç paraqiti një projekt-rezolutë në Asamblenë e Përgjithëshme të OKB-së duke kërkuar për opinionin e ICJ mbi ligjshmërinë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Kosova. (Koha ditore, Zeri, Lajm - 04/09/08; Lajm, Beta, Tanjug - 03/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading