Sllovenia mohon presionin ndaj Malit të Zi për të njohur Kosovën

04/09/2008

PODGORICË, Mali i Zi -- Presidenti slloven Danilo Turk tha se Ljubljana respekton qëndrimin e Malit të Zi mbi Kosovën dhe nuk ka ndërmend t'i bëjë presion Podgoricës për njohjen e pavarësisë së Kosovës, raportuan mediat të mërkurën (3 shtator). "Parimi i politikës sonë të jashtme nuk ka qenë kurrë ushtrimi i presionit," u tha Turk gazetarëve pas takimit me homologun e tij Filip Vujanoviç në Podgoricë të martën.

Ndërkohë, ministri i jashtëm shqiptar Lulzim Basha u takua të mërkurën me homologun e tij të Kosovës, Skënder Hyseni dhe e siguroi atë se Shqipëria ka vënë në dispozicion të gjitha burimet e veta diplomatike e shtetërore për të ndihmuar Kosovën të fitojë njohje ndërkombëtare. Deri tani, 46 vende e kanë njohur atë, një "numër i kënaqshëm" tha Hyseni. (Koha jone, BalkanWeb, Vizion +, TVSH - 04/09/08; Vijesti, FoNet, Telegrafi, STA, B92 - 03/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading