Verdikti i Hagës për Deliç pritet të hënën tjetër

04/09/2008

HAGË, Hollandë -- Gjykata e OKB-së për krimet e luftës tha të mërkurën (3 shtator) se verdikti në gjyqin kundër ish komandantit të ushtrisë së Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) Rasim Deliç, do të jepet në 15 shtator. Deliç, një nga më të lartët muslimanë dalë përpara gjykatës, është akuzuar për mosndalimin e krimeve nga njësitet muxhahidine nën komandën e tij midis viteve 1993 dhe 1995. Sipas padisë, Deliç lejoi trupat e tij të përdhunojnë, turturojnë dhe vrasin dhjetra kroatë e serbë në Bosnje dhe Herzegovinë. (Tanjug, B92, Reuters - 03/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading