04/09/2008
TIRANË, Shqipëri -- Qeveria po harton buxhetin e vendit për 2009 dhe do ta kalojë buxhetin e këtij viti me 690 milion euro, tha kryeministri Sali Berisha të mërkurën (3 shtator). Rritja do të bëjë të mundur paga e pensione më të larta vitin e ardhshëm, vuri në dukje Berisha, si dhe ndërtimin e më tepër rrugëve e shkollave. Përfaqësuesit e opozitës e akuzuan Berishën për manipulimin e publikut. Ata thonë se rritjet e buxhetit kanë qenë të zakonshme në vitet e fundit. (BBC, Alsat, Shqip - 04/09/08)