Shtetet e Bashkuara kërkon ligje më të ashpra anti-terrorizmi në Turqi

12/09/2008

UASHINGTON, Shtetet e Bashkuara -- Departamenti i shtetit do të donte të shihte ligje më të ashpra në luftën kundër terrorizmit në Turqi, tha të enjten (11 shtator) Dell L. Dailey, koordinator i Zyrës së Kundërterrorizmit të departamentit. "Ligjet më të ashpra në Turqi do ta bënin më të lehtë luftën kundër terrorit ndërkombëtar," theksoi ai. Të dy vendet ndajnë inteligjencën më tepër se çdo çift vendesh të tjera, shtoi ai.

Zyrtarët e lartë turq u takuan për të diskutuar në Ankara të enjten kundërterrorizmin, raportoi media. Disa gjeneralë e ministra duke përfshirë shefin e sapoemëruar të shtabit të përgjithshëm, gjeneralin Ilker Bashbug, morën pjesë në takim nën kryesimin e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan.

Në lajme të tjera, forcat turke të sigurisë vranë katër anëtarë të Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në përleshjet në krahinën juglindore të Sirnak, njoftoi të enjten shtabi i përgjithshëm në uebsajtin e vet. Të katër ata kishin ikur pas kryerjes së një sulmi me raketë ndaj një poste xhandarmarie në qytetin Bejtusebap. (Anadolu news agency, Hurriyet, CNN Turk - 11/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading