Sulmi i armatosur në kafenenë turke vret dy vetë, plagos pesë

15/09/2008

ANKARA, Turqi -- Sulmues të armatosur në një makinë hapën zjarr mbi një kafene në distriktin Tarsus të krahinës Mersin të dielën (14 shtator) duke vrarë dy vetë dhe duke plagosur rëndë pesë të tjerë. Autoritetet dyshojnë se fajin e ka një gjakmarrje.

Në lajme të tjera, një minë tokësore vrau dy ushtarë turq dhe plagosi dy të tjerë të shtunën në krahinën juglindore Sirnak, pranë kufirit irakian, tha shtabi i përgjithshëm në uebsajtin e vet të dielën. Personeli çaktivizoi katër pajisje të tjera shpërthyese vendosur në të njëjtën zonë nga Partia terroriste e Punëtorëve të Kurdistanit. (CNN Turk, Hurriyet, Dogan news agency, AFP - 14/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading