16/09/2008
ANKARA, Turqi -- Admirali Michael G. Mullen, kryetari i shefave të përbashkët të shtabeve të SHBA, u zotua të hënën (15 shtator) se vendi i tij do të vazhdojë bashkëpunimin e vet strategjik me Turqinë në një numër çështjesh duke përfshirë luftën kundër Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Duke folur me gazetarët pas bisedimeve më vete me shefin e shtabit turk gjeneralin Ilker Basbug dhe presidentin Abdullah Gul, Mullen tha se varet nga qeveria turke të vendosë në se do të vazhdojë operacionet ndër-kufitare kundër PKK në Irakun e veriut.
Në lajme të tjera, media turke raportoi të martën se anëtarët e PKK rrëmbyen një zyrtar lokal të Partisë për Drejtësi e Zhvillim në Turqinë lindore. Ata thuhet se e rrëmbyen Ali Askin nën kërcënim me armë në krahinën Tunceli të dielën vonë. (Zaman, Milliyet, Hurriyet, Dogan news agency, CNN Turk - 16/09/08; Anadolu news agency, Hurriyet - 15/09/08)