17/09/2008
ANKARA, Turqi -- Partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) vendosi të martën (16 shtator) të shtrijë autoritetin e dhënë ushtrisë për të nisur operacionet ndërkufitare në Irakun e veriut për një tjetër vit. Mandati i tanishëm i ushtrisë për veprim ushtarak kundër Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irakun e veriut skadon në 17 tetor. AKP tha se do të bëjë të vlefshëm vendimin e saj në një takim kabineti pas diskutimeve me anëtarët e bordit ekzekutiv të partisë më pas këtë kavë. Ajo do ta dërgojë pastaj propozimin në parlament për miratim. Më tepër se 2,000 militantë të PKK lihet të kuptohet se kanë gjetur strehë në Irakun e veriut.
Në lajme të tjera të martën, Partia pro-kurde e Shoqërisë Demokratike (DTP) hodhi poshtë akuzat e lidhjeve me PKK. Kreu i DTP Ahmet Turk doli përpara Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur partinë e tij nga akuzat për mbështetje të terrorizmit. DTP "nuk ka lidhje organike" me PKK, u tha Turk gazetarëve pas dëgjimit, duke këmbëngulur se partia e tij po punon për një të ardhme demokratike në Turqi. Vitin e kaluar, kryeprokurori Abdurrahman Jalçinkaja ngriti një rast për Gjykatën Kushtetuese kundër DTP, duke kërkuar mbylljen e saj për lidhje të dyshuara me PKK. (Zaman, Milliyet - 17/09/08; Hurriyet, Anadolu news agency, NTV, Zaman - 16/09/08)