Qeveria turke kërkon shtyrjen e mandatit ushtarak në Irakun e veriut

18/09/2008

ANKARA, Turqi -- Qeveria vendosi të mërkurën (17 shtator) t'i kërkojë parlamentit të shtyjë mandatin për operacionet ushtarake ndërkufitare kundër Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irakun e veriut me një vit. Mandati ekzistues skadon në 17 tetor.

Në lajme të tjera të mërkurën, një tërmet me magnitudë 4.7 sipas shkallës Rihter tronditi krahinën lindore Erzinçan. Autoritetet nuk raportuan viktima por pati dëme të vogla. (Zaman, Hurriyet - 18/09/08; Anadolu news agency, Reuters, AP, AFP, CNN Turk, Hurriyet - 17/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading