29/09/2008
PODGORICË, Mali i Zi -- Një total prej 77 rastesh penale që kanë të bëjnë me korrupsionin përfshirë ato kundër dy ministrave, një ambasadori dhe një numri të ndjeshëm drejtorësh korporatash, kanë nisur në Malin e Zi gjatë tetë muajve të kaluar, i tha të dielën (28 shtator) gazetës Dan, zëdhënësja e policisë Tamara Popoviç. Ajo refuzoi të japë emra por tha se 55% e rasteve përfshijnë abuzimin e postit. Të tjerët kanë të bëjnë me rrushfetet, shpërdorimin dhe shkelje të ngjashme. Duke komentuar mbi një raport të fundit nga Transparency International, që e përshkruante Malin e Zi si një nga vendet më të korruptuar të botës, Popoviç tha se organizata kishte vënë në dukje gjithashtu përpjekjet e qeverisë malazeze për të luftuar korrupsionin. (RTS, Dan - 28/09/08)