Bullgaria, Rumania, Serbia do të bashkëpunojnë kundër krimit

30/09/2008

BEOGRAD, Serbi -- Bullgaria, Serbia dhe Rumania nënshkruan një marrëveshje të hënën (29 shtator) për bashkëpunimin në luftën kundër krimit. Ministri i brendshëm serb Ivica Daçiç, Mihail Mikov i Bullgarisë dhe Kriastian David i Rumanisë sigluan dokumentin. Një nga problemet më kryesore në rajon është kontrabanda e cigareve, tha Daçiç i cili priti ceremoninë e nënshkrimit. Në tetë muajt e parë të këtij viti, punonjësit e doganave kapën rreth 13,000 arka cigaresh në kufirin bullgar-serb. Dokumenti i nënshkruar të hënën shënon gjithashtu fillimin e një procedure për lehtësimin e kalimit kufitar për ata që rrojnë pranë tij. Të tre vendet do të marrin pjesë gjithashtu në një stërvitje anti-terror në Serbi që do të simulojë një sulm ndaj një hidrocentrali. Dokumenti parashikon gjithashtu bashkëpunimin dhe mbështetjen në trajtimin e fatkeqësive natyrore. (BNR, Bulgarian interior ministry website, Focus, RTS - 29/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading