30/09/2008
ZAGREB, Kroaci -- Dhjetra gazetarë u mblodhën në qendër të Zagrebit të hënën (29 shtator) për të protestuar dështimin e policisë për t'u marrë me rritjen e normës së krimeve në kryeqytet. Ata u tubuan katër muaj pasi sulmuesit rrahën gazetarin e Jutarnji List Dushan Miljus. Policia nuk i ka gjetur ende fajtorët. Krimi është fusha për një kohë të gjatë e Miljus. Ai ka identifikuar njerëz të lidhur me trafikun midis BE dhe ish Jugosllavisë. (HRT, Reuters, Javno - 29/09/08)