Shpërthimi i minës vret katër emigrantë në Greqi

30/09/2008

ATHINË, Greqi -- Katër emigrantë ilegalë vdiqën kur ranë në një fushë të minuar në verilindje të Greqisë, pasi kaluan kufirin nga Turqia, thanë të hënën (29 shtator) zyrtarët e ministrisë greke të mbrojtjes. Ushtarët gjetën katër trupat pasi banorët e fshatit Kastanea dëgjuan shpërthimet të premten herët. Trupat e katër vetëve qenë tepër të dëmtuar për t'u identifikuar nga autoritetet, por letrat që mbanin me vete dy prej tyre bënë me dije se qenë gjeorgjianë, thanë zyrtarët. Fusha e minuar kishte gardh dhe shenja të qarta që tregonin minat. Zyrtarët thonë se ata të katër ndoshta nuk ja dolën të shihnin shenjat në terr. (ANA-MPA, Kathimerini, ERT, SKAI, Reuters - 29/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading