Partia qeverisëse greke përjashton ligjbërësin disident

01/10/2008

ATHINË, Greqi -- Partia qeverisëse Demokracia e Re (ND) përjashtoi të martën (30 shtator) anëtarin e partisë dhe ligjbërësin Stavros Dailakis. Masa erdhi ditë pasi kryeministri Kostas Karamanlis sfidoi kritikët brenda partisë së tij që ose të rrëzojnë qeverinë ose të mbështesin axhendën e saj të reformave. Dailakis e shpërfilli këtë, duke kërkuar të hënën dorëheqjen e zëdhënësit të qeverisë Theodoros Rusopulos lidhur me përfshirjen e tij të dyshuar në skandalet e korrupsionit. Vendimi për të përjashtuar Dailakis, reduktoi shumicën e brishtë të ND në parlament në vetëm 151 vende nga 300. Dailakis thotë se do të japë dorëheqjen në vend të kësaj, duke lejuar ND që të rimarrë vendin e tij. (SKAI, ANA-MPA, ERT, Reuters, Kathimerini, Naftemporiki - 30/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading