BE miraton ndihmën shtetërore për të kompensuar fermerët në Qipro

01/10/2008

BRUKSEL, Belgjikë -- BE i dha të martën (30 shtator) dritën e gjelbërt planit të qeverisë qipriote për të kompensuar fermerët lokalë për humbjet e shkaktuara nga thatësira rrënuese këtë vit dhe të mëparshmin. Ministrat e bujqësisë e peshkimit të BE arritën një marrëveshje mbi një projekt-vendim që përshkruan ndihmën e planifikuar shtetërore si të përputhshme me rregullat e BE. Më parë në shtator, Qiproja njoftoi për planet e saj për t'i dhënë 34,000 fermerëve dhe 3,000 mbarështruesish kafshësh ndihmë shtetërore me vlerë 67.5 milion euro. Të hënën, fermerët qipriotë nisën protesta duke kërkuar 145 milion euro në ndihmë. (Philelefteros, CNA, In.news - 30/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading