01/10/2008
NIKOSIA, Qipro -- Presidenti Demetris Kristofias tha të martën (30 shtator) se ishte gati të hapte portet dhe aeroportet greke qipriote për veprimtaritë komerciale të drejtuara nga administrata në veri, pjesa turke e ishullit të ndarë. "Ne u ofrojmë bashkëpatriotëve tanë turq qipriotë që duan të eksportojnë dhe importojnë mallra, shansin për të tregtuar nëpërmjet porteve dhe aeroporteve të Republikës së Qipros," i tha ai Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Ai i kërkoi gjithashtu OKB-së të shtyjë për një marrëveshje për të shfuqizuar stërvitjet vjetore ushtarake mbajtur më vete nga forcat qipriote greke dhe forcat qipriote turke në ishull. Ai tha se e diskutoi këtë javën e fundit në Nju Jork me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-mun.
Në lajme të tjera, Kristofias dhe kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat janë propozuar, së bashku me katër kandidatë të tjerë, për Njeriu Evropian i Vitit. Evropian Voice, një gazetë që mbulon çështjet e BE, jep çmimin për vit. (Anadolu news agency, Reuters, Euronews, CNA, Famagusta Gazette - 30/09/08)