Senati rumun vendos të kompensojë të persekutuarit mbi baza etnike

01/10/2008

BUKURESHT, Rumani -- Senati miratoi një projekt-ligj të martën (30 shtator) që u jep kompensim njerëzve të persekutuar mbi baza etnike. Sipas projekt-ligjit, të gjithë ata që kanë vuajtur persekutim mbi baza etnike do të kenë të drejtë për t'u zhdëmtuar pavarësisht në se jetonin në Rumani apo në territoret rumune të pushtuara përkohësisht nga shtete të tjera në kohën e përzënies apo deportimit. Legjislacioni mbulon ata që pësuan deportim apo zhvendosje në vende të tjera apo pësuan deportimin në geto apo kampe përqëndrimi jashtë vendit, që humbën lirinë e tyre në burgje apo kampe përqëndrimi apo atyre që ju desh të gjejnë strehë nga persekutimi. Projekt-ligji pret veprimin nga dhoma e ulët e parlamentit. (Mediafax, Agerpes, Ziare - 30/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading