Crvenkovski dhe Gruevski të Maqedonisë grinden rreth mosmarrëveshjes së emrit

01/10/2008

SHKUP, Maqedoni -- Presidenti Branko Crvenkovski akuzoi të martën (30 shtator) kryeministritn Nikola Gruevski për prishjen e bisedimeve në vazhdim që kanë për qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit midis Shkupit dhe Athinës. Pas një takimi me Gruevskin dhe ministrin e jashtëm Antonio Milososki për të diskutuar propozimet e fundit nga i dërguari i OKB-së Matthew Nimetz, Crvenkovski u tha gazetarëve: "I bëj thirrje kryeministrit të veprojë më me përgjegjësi në këto kohë të rëndësishme për Maqedoninë dhe të bëjë diçka për të përballur këto sfida: me fjalë të tjera, të jetë një kryeministër real." Ai e akuzoi Gruevskin për mos bërjen të qartë të pikpamjeve të tij. (MIA, Netpress, Makfax, MRT, Beta, B92 - 30/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading