PACE u kërkon grekëve qipriotë të tërheqin kundërshtimet për të tregtuar me turqit qipriotë

02/10/2008

STRASBURG, Francë -- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) miratoi një raport dhe një rezolutë lidhur me të mërkurën (1 tetor) ku u kërkon grekëve qipriotë të tërheqin kundërshtimet për tregtinë e lirë e të drejtpërdrejtë midis turqve qipriotë dhe BE nëpërmjet porteve në pjesën veriore të ishullit. Rezoluta u kërkon gjithashtu grekëve qipriotë të pranojnë kontaktet ndërkombëtare në rritje nga turqit qipriotë në fushat e kulturës, sportit dhe këmbimeve rinore deri sa këto kontakte nuk u shërbejnë qëllimeve politike apo përkojnë me përpjekjet për të ribashkuar ishullin.

Gjithashtu të mërkurën, udhëheqësi turk qipriot Mehmet Ali Talat tha se Këshilli i Evropës mund të bëjë më shumë për të ndihmuar t'i jepet fund izolimit ekonomik e politik të komunitetit të tij. Këshilli duhet ta shtyjë presidentin qipriot Demetris Kristofias "të heqë të gjitha kufizimet' ndaj turqve qipriotë, theksoi Talat në fjalën e tij në PACE. Ai fajësoi për problemin atë që ai e percepton si dështim të krerëve grekë për të parë homologët e tyre turq si të barabartë. "Ne duam të ngremë një shtet të ri partneriteti në Qipro [...] përbërë nga dy shtete me status të barabartë," vuri në dukje ai. Një nga aspektet më serioze të izolimit të turqve qipriotë është paaftësia e tyre për të shprehur pikpamjet e tyre politike në arenën ndërkombëtare, shtoi Talat.

Ai tha se një tjetër problem serioz vjen nga mosdëshira e grekëve qipriotë për të ndarë sovranitetin. Turqit qipriotë duan një zgjidhje ribashkimi bazuar në një model të barabartë bikomunal me dy shtete të barabarta, vuri në dukje ai. Talat i kërkoi gjithashtu ligjbërësve të PACE të lëshojnë një rezolutë që përfshin mbështetje për një plan turk që lejon portet të hapen në pjesën veriore të kontrolluar nga turqit qipriotë, të ishullit. (Anadolu news agency, Hurriyet, Milliyet, AP - 01/10/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading