02/10/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak përsëriti të mërkurën (1 tetor) se integrimi i BiH në BE do të ishte i pamundur pa reformuar kushtetutën. "Me organizmin e tanishëm politik në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, është sigurisht e pamundur të bashkohesh me BE," i tha Lajçak së përditshmes kroate Jutarnji List. "Gjithkush e di se ky organizim është i pambrojtshëm në afat të gjatë," shtoi ai. "BiH nuk mund të jetë e kënaqur me të; ajo duhet të shkojë më tej përpara." Ai tha se do të punonte të riniste debati kushtetues dhe të gjendej një model i pranueshëm që do të avanconte procesin përgatitor të BE. BiH nënshkroi një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi me BE në mes të qershorit. Bisedimet mbi reformën kushtetuese janë për t'u filluar pas zgjedhjeve lokale të së dielës. (AFP, Jutarnji List, Reuters, RTRS - 01/10/08)