02/10/2008
PODGORICË, Mali i Zi -- Serbia dhe Mali i Zi nisën të mërkurën (1 tetor) negociatat mbi një marrëveshje për shtetësinë e dyfishtë me ministrin e brendshëm serb Ivica Daçiç dhe homologun e tij malazes Jusuf Kalamperoviç që kryesojnë delegacionet negociuese. Në 26 shtator, Mali i Zi mori nga Beogradi një projekt marrëveshje mbi shtetësinë e dyfishtë bazuar në ligjin serb të shtetësisë. Propozimi malazes bazohet në ligjin e emigracionit të Malit të Zi gjë që rezulton në dallime të ndjeshme midis dy dokumenteve. Mali i Zi ka ndërmend të mbajë bisedime të ngjashme me Kroacinë, Bosnje dhe Herzegovinën dhe Maqedoninë. Sipas propozimit të Podgoricës, shtetësia e dyfishtë do të jetë një përjashtim. Vetëm ata që e kishin atë përpara 3 qershorit 2006 kur Mali i Zi shpalli pavarësinë, mund ta mbajnë atë. Shtetësia e dyfishtë do të jetë gjithashtu e disponueshme ndaj atyre me një prind që është shtetas i një vendi tjetër. (Beta, B92, RTCG, Mina - 01/10/08)