Haga shtyn gjyqin e ish komandantit të ushtrisë jugosllave Perishiç

02/10/2008

HAGË, Hollandë -- Gjykata e krimeve të luftës shtyu të mërkurën (1 tetor) gjyqin e ish shefit të shtabit të ushtrisë jugosllave Momçillo Perishiç. "Gjyqi është shtyrë deri në një njoftim tjetër, në pritje të emërimit të gjykatësve," tha zëdhënësja e gjykatës Nerma Jelaçiç. Perishiç nuk ka pranuar fajin ndaj 13 akuzave për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit që pretendohet se janë kryer kur ai ishte shef i shtabit i ushtrisë jugosllave midis gushtit 1993 dhe nëntorit 1998. Akuzat përfshijnë vrasje, persekutim mbi baza politike, raciale apo fetare, shfarosje, veprime shnjerëzore dhe sulme ndaj civilëve. Shumë nga akuzat lidhen me rrethimin e Sarajevës në të cilin vdiqën mijra civilë, dhe masakrën e Srebrenicës në 1995. (B92, Tanjug, Beta, AFP, AP, AKI - 01/10/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading